Një ditë pasi u lajmërua ndarja e Nicole Scherzinger nga piloti i Formulës 1, Lewis Hamilton, këngëtarja ka gjetur një shpatull për t’u mbështetur në këtë moment të vështirë.

Liderja e grupit “Pussycat Dolls” u pa përkrah drejtuesit të “X Factor” në SHBA, Steve Jones, i cili në të shkuarën është folur për marrëdhënie me yje të “showbizz”-it si Pamela Anderson apo Hayden Penettiere.

Duket se kolegu e ka marrë me shumë zell punën e ngushëlluesit, aq sa është parë duke shoqëruar Nicole në banesën e saj në orët e vona të natës.

Një mikeshë e këngëtares, deklaroi për “Daily Mail”: “Nicole është me të vërtetë e shkatërruar në këtë moment dhe ka derdhur shumë lot. Ai ka ofruar një sup për të qarë dhe është treguar shumë kavalier. Ata janë bërë të afërt dhe takohen edhe jashtë pune. Steve e dëgjon dhe e bën të qeshë. Pa dyshim që ka një tërheqje midis tyre”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here