Superylli amerikan, Nicole Scherzinger, ka këmbëngulur se ajo nuk e ka puthur Chris Broën në një klub nate në Hollywood.

Janë publikuar disa foto që tregonin bukuroshen duke u puthur me këngëtarin, por ato pos që janë mohuar nga Nicole Scherzinger, janë hedhur poshtë edhe nga fotografët të cilët dyshuan në vërtetësinë e tyre.

“Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në raportimet qesharake të mediave sa i përket Nicoles dhe Chris Brown. Fotografitë që janë shfaqur janë të tyre, por ata janë miq të vjetër dhe kanë tentuar të flisnin teksa ishte zë i lartë në klub. Unë ju garantoj se nuk ka foto të tyre duke u puthur”, ka thënë një zëdhënës i Scherzinger.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here