Lewis Hamilton & Nicole ScherzingerKëngëtarja e grupit “Pussycat Dolls”, 31-vjeçja Nicole Scherzinger, ka thënë se gjithmonë ka menduar se është e shëmtuar dhe se ka filluar të ndihet tërheqëse vetëm pasi që i është bashkangjitur grupit në vitin 2003.

Për revistën Cosmopolitan, ajo citohet të ketë thënë: “Unë gjithmonë kam qenë shumë e turpshme dhe isha në siklet me vetveten, sepse mendoja se isha e shëmtuar. Besoj se në fund gjithçka është rregulluar. Megjithatë, mendoj se bukuria shkëlqen nga brendësia e njeriut”, ka thënë këngëtarja.

Nicole tregon se pjesëmarrja e saj në grupin “Pussycat Dolls”, i cili është kritikuar për vallëzim shumë provokues, e ka ndihmuar atë të ndihet më seksi.

Këngëtarja, e cila është në lidhje dashurie me garuesin e njohur Lewis Hamilton, ka thënë se ndihet e bukur dhe tërheqëse vetëm atëherë kur vallëzon me shoqet e saj, ngase kjo gjë i sjell një fuqi të brendshme, një qëndrim më të guximshëm dhe e bën të ndihet shpirt lirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here