Scarlett Johansson, kërkon të ndihmojë të dëmtuarit e tërmetit në Haiti, ashtu sic kanë bërë gjatë këtyre ditëve shumë aktorë, këngëtare e artistë të mëdhenj në mbarë botën.

Scarlett Johansson ka gjetur një mënyrë më të vecantë për ta bërë këtë.

Aktorija ka nxjerrë veten në ankand! Katër fansa do të kenë shansin të shoqërohen me aktoren pas mbrëmjes hapëse të shfaqjes së saj në “A View From The Bridge” që jepen të dielën Cort Theatre.

Përfitimet nga ankandi do të shkojnë në fondin e veçantë “Oxfam’s Haiti Earthquake Response Fund”.

Johansson po ashtu do të jetë pjesë e iniciativës së George Clooney për të mbledhur para me telefon, që zhvillohet të premten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here