Scarlett Johansson pritet të bashkohet me bashkaktorin nga filmi “Iron Man 2”, Robert Downey Jr., pasi do të zëvendësojë Angelina Jolien për të luajtur në filmin fantastiko-shkencor, “Gravity”.

Joliet i ishte ofruar roli kryesor në filmin që do të realizohet në 3D, mirëpo ajo e ka refuzuar, ndërsa tani Johansson ka arritur marrëveshje verbale që të luajë në këtë film.

New York Daily News njofton se filmi pritet ta arrijë suksesin e “Avatar”, ndërkohë që dy rolet kryesore do t’i luajnë Downey, Jr, dhe sipas të gjitha gjasave Johansson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here