Scarlett Johansson do të përfitojë 20 milionë dollarë për rolin e saj në vazhdimin e filmit “Avengers” – shkruan The Sun.

Në filmin e kaluar, aktorja ka luajtur krahas Robert Downey Jr, Chris Hemsworth, Chris Evans, Jeremy Renner dhe Mark Ruffalo, ndërsa filmi u bë hit i madh dhe përfitoi më shumë se një miliard dollarë.

Sipas burimeve, producentët dëshirojnë që Johansson ta luajë rolin e spiunes Natasha Romanoff (e quajtur Black Widow), ndërsa janë të gatshëm që ta bëjnë aktoren më të paguar në Hollywood.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here