Aktorja Scarlett Johansson ka një të dashur të ri. Aktorja e re është parë duke u puthur me aktorin, Joseph Gordon-Levitt në Nju Jork muajin e kaluar.

Çifti për disa kohë kanë mbajtur kontakte nëpërmjet telefonit, ndërsa për herë të parë u panë së bashku në fund të muajit korrik.

Atëherë ata ishin në një darkë ‘pune’ në një restorant të Nju Jorkut. Marrëdhënia e tyre ka filluar të thellohet vitin e kaluar, ndërsa tani çifti nuk e fsheh më dashurinë e tyre. “Të dashuruarit ishin në Nju Jork. Ata ishin shumë të ëmbël,” thotë një burim i afërt me çiftin për revistën amerikane “USMagazine”.

Herën e parë ata u takuan si miq për të diskutuar mbi një film, por marrëdhënia e tyre tani më nuk është kolegjiale” thotë një burim mirë i informuar, duke shtuar se marrëdhëniet e tyre ende nuk është “serioze”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here