Johansson beson se martesa me Ryan Reynolds është një prej vendimeve më të mira që ajo ndonjëherë kishte marrë, edhe pse ata qëndruan së bashku vetëm për dy vite.

Aktorja 27-vjeçare u martua me yllin e filmit “Green Lantern” në vitin 2008, ndërsa u nda nga ai në dhjetor të vitit 2010.

“Ishte gjëja më e mirë që ndonjëherë kam bërë. Besoj shumë se kur diçka ndjehet se është e duhur, ju duhet ta bëni atë. Besoj shumë në instinkt”.

“Të martohem ishte gjëja e duhur për të bërë pasi ishte natyrale. Kjo zhvilloi romancën dhe dashurinë tonë dhe dëshirën për të pasur një të ardhme me dikë, dhe isha shumë me fat që u martova me dikë që doli të ishte personi që mendoja se do të ishte”, ka thënë Johansson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here