Scarlet Johansson dhe Ryan Reynolds, njoftuan zyrtarisht ndarjen e tyre pas 2 vitesh martesë.

Sipas revistës ‘People’, në një komunikatë të përbashkët aktorët njoftuan se vendimi u mor “pas një kohe të gjatë mendimi nga të dyja palët”.

“Kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë. E nisëm marrëdhënien tonë me dashuri dhe po me dashuri po e mbyllim”, theksuan Reynolds (34 vjeç) dhe Johansson (26 vjeç).

Në vitin 2008 të dy aktorët u martuan në Vancouver (Kanada), në një ceremoni të thjeshtë ku morën pjesë familjarët dhe shumë pak miq.

Nga dasma nuk u publikua asnjë foto dhe çifti gjithmonë ka qenë i kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here