Barack dhe Michelle Obama janë çifti presidencial i SHBA, por kjo nuk i pengon të jenë prindër përgjegjës, të cilët përcjellin me kujdes dhe mbikëqyrin edukimin e dy vajzave të tyre.

Dëshmi për këtë është edhe fakti se janë shumë të ashpër ndaj tyre, në radhë të parë kur bëhet fjalë për të drejtën e shikimit të televizionit.

Ashtu si të gjithë prindërit që janë të vigjilentë dhe të kujdesshëm, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij kanë kujdes se çka shikojnë vajzat e tyre në televizion, si dhe kohën që e kalojnë para ekranit të vogël.

Për të shmangur çdo abuzim, në familjen presidenciale është në fuqi rregulli sipas të cilit vajzat mund të shikojnë televizionin vetëm gjatë fundjavave, raporton revista amerikane People.

Të privuara nga shikimi i televizionit gjatë javës, Sasha e vogël (8) dhe Malia (11) kohën e lirë, mes tjerash, e kalojnë duke luajture lojëra shoqërore. Janë shumë të lumtura kur më në fund vjen fundjava dhe atëherë shikojnë kanalin Disney, pasi siç ka deklaruar nëna e tyre, kanë të drejtë vetëm në kanalet me program të fëmijëve.

Sa i përket babait të tyre, ai është më pak kategorik. “Nëse dëshirojnë të shikojnë futboll me mua, atëherë janë të mirëseardhura”, tha Barack Obama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here