Ajo dëshiron që në të ardhmen të jetë një shembull i politikanëve, ashtu siç ka qenë shembull në modelim.

Saranda Shala për Rozë tregon sa ka qenë për të e vështirë të hyjë në modelim, pasi që ambiciet dhe synimi i saj janë politika.

Rozë: Cili ka qenë angazhimi i fundit që keni pasur si modele?
Shala:
Angazhimi i fundit si modele ka qenë pjesëmarrja ime ne Prishtina Fashion Week, ku edhe kam sfiluar për shkollën Evolution. Pasi që u bë kohë e gjatë që në Kosovë organizohen evente dhe sfilata joprofesionale nga njerëz joprofesionalë, edhe mungesa ime në skenë u vërejt atë natë duke marrë duartrokitje të mëdha nga publiku .

Rozë: A ka qenë e vështirë për ju të depërtoni në fushën e modelimit?
Shala:
Të them të drejtën nuk ka qenë e vështirë aspak, kam qenë me fat që i kam plotësuar kriteret për të qenë një modele perfekte. Po ashtu kam ditur të menaxhoj veten me sukses dhe ja që sukseset e mia s’kanë pasur të ndalur deri me sot.

Rozë: Cila ua hap rrugët e suksesit, bukuria apo mençuria?
Shala:
Kur gërshetohen bukuria me mençurinë, atëherë nuk ka dyshim për sukses!

Rozë: A ke pasur ndonjë “dështim” në karrierë për të cilin edhe jeni dëshpëruar, pasi dihet që s’ka gjithmonë suksese?
Shala:
Nuk më kujtohet ndonjë dështim në fushën e modelimit, sepse prej moshës 15-vjeçare kur edhe kam filluar të merrem me modelim, sukseset e mia vetëm sa janë rritur për çdo vit. Nuk kisha thënë dështim në këtë rast, mirpo prapë po e cek, sepse shpeshherë më mundon arsyeja e mosshkuarjes nëpër shumë vende të ndryshme të botës, ku edhe më kanë ofruar kontrata të majme në modelim. Mirëpo, kisha dëshirë t’i përfundoja studimet e pastaj të vendos, por edhe familja ishte një prej arsyeve më të mëdha, sepse gjithmonë kam qenë shumë e lidhur me prindërit dhe vëllezërit.

Rozë: Kohëve të fundit ju keni lënë anash modelimin dhe po merreni me politikë. Modelimi-politika sa shkojnë këto dyja?
Shala:
Nuk do te thotë që e kam lënë anash modelimin, vetëm pse jam e përfshirë edhe në politikë. Në modelim i përkas brezit të vjetër të modeleve, ndërsa në politikë brezit të ri të politikaneve!

Rozë: Cili është synimi juaj në politikë?
Shala:
Të arrij sa më lart dhe të punoj gjithmonë me nder për të mirën e popullit tim dhe vendit tim, e të jem shembull i politikaneve siç jam e modeleve.

Rozë Sa i kushton rëndësi Saranda pamjes së jashtme?
Shala:
I kushtoj rendësi pamjes së jashtme mjaft, por edhe asaj të brendshme, që është e rëndësishme për secilën femër. Pastaj veshjes, e cila tek unë dallon shumë nga ajo e ditës dhe e mbrëmjes, flokëve u kushtoj kujdes të veçantë, lëkurës, ndërsa grimin pothuajse rrallë e preferoj.

Rozë: Çfarë është për ju dashuria?
Shala:
Kur të dashurohem do t’ju tregoj, ahahah.

Rozë:A jeni e dashuruar?
Shala:
Jetën time private mundohem ta ruaj me fanatizëm.

Rozë:Mashkulli juaj ideal?
Shala:
Me rendësi për mua është të jetë i përkushtuar kundrejt meje, të kemi respekt për njëri-tjetrin, të kemi një komunikim efektiv dhe ta dashurojmë shumë njëri-tjetrin.

Rozë:Përshkruaje veten me tri fjalë!
Shala:
Ambicioze, temperamente dhe sensitive.

Rozë: Ku ke vendosur t’i kalosh pushimet verore?
Shala:
Të them të drejtën nuk e di, ende nuk kam menduar të pushoj diku, por nuk e di, sepse jam e ftuar nga agjencia (Shakir management) të marr pjesë në (Turkey Fashion Week) që mbahet në Stamboll prej datës tre deri më 10 gusht. Unë punoj në PTK dhe ende nuk e kam ndarë pushimin. Mirëpo, shpresoj që do të pushoj disa ditë, sepse me të vërtetë kam shumë nevojë./expres/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here