“Celine Dion e dytë”, kështu e quajnë të gjithë në vendin e saj në Kristianstad të Suedisë. Talenti për këngën ka bërë që të korr mjaftë shumë suksese në Suedi, ndërsa tani sapo ka nisur karrierën e saj në Kosovë.

Saranda Hasani që është vetëm 15-vjeçare është marrë me këngë që në hapat e parë të fëmijërisë, duke qenë aktive nëpër shumë organizime shkollore dhe shtetërore. Pastaj pas një pauze për 3 vjet, ajo iu rikthye këngës duke kënduar më shumë në gjuhën angleze.

Ndërsa tani sapo ka realizuar këngën e saj të parë në gjuhën shqipe me titull “Më jep dashuri” me tekst të Mentor Latifit, ndërsa kompozim dhe orkestrim të Zeqirja Bajramit. Edhe pse është e lindur dhe e rritur në Suedi, ajo në asnjë prezantim të saj nuk harron të përmendë se rrjedh nga Budriku i Vitisë.

“Edhe pse jetoj larg Kosovës, dua që me shpirt të jem gjithnjë këtu. Dëshiroj që karrierën time muzikore tani ta ndërtoj edhe në Kosovë, të këndojë shqip dhe të kem adhuruesit e mi.

Shpresoj që tani me lansimin e këngës së parë në gjuhën shqipe të depërtoj në skenën e muzikës kosovare”, ka thënë ajo për “Zëri”. Saranda tani këto ditë planifikon që këtë këngë ta lansoj edhe në gjuhën angleze për faktin se e ka realizuar edhe në versionin anglisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here