Saranda Berjani është e njohur në fushën e modës dhe spektakleve të bukurisë.

Ka marrë pjesë në shumë spektakle si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ku jo rrallë herë është nderuar edhe me çmime.

Pa celularë nuk mund ta bëj asnjë hap

Mirëpo një bukuroshes si ajo, i ka hije të këtë edhe një celularë të mirë. Ajo mban celularë “Blackberry” me ngjyrë të zezë, ndërkaq thotë se pa celularë nuk mund ta bëj asnjë hap.

“Në fakt mund të them që kohët e fundit pa celularë nuk mund të bëjmë asgjë. Në qoftë se nuk kam celularë më vete më duket sikur të jam pa krahun e djathtë”, thotë për “Zërin”, ish-Miss Fushë-Kosova”, Saranda Berjani. Berjani shprehet se celularët i ndërron varësisht kur mendon se iu është mërzitur apo kur celularët e saj pësojnë ndonjë defekt.

“Këtë që e kam tani e kam blerë para katër muajve. Po më pëlqen shumë dhe nuk dëshiroj ta ndërroj edhe për një kohë të gjatë”.

Nuk shpenzon edhe aq shumë

Saranda bën më dije se celularin e përdor shumë duke kontaktuar për punë, bisedon më familjarë dhe shoqëri, kurse thotë se nuk shpenzon edhe aq shumë.

“Shpenzoj mesatarisht. Më shumë më pëlqen të shkruaj mesazhe se sa të bëj thirrje telefonike”, pohoi ajo duke shtuar se bisedat e saj telefonike nuk kanë zgjatur asnjëherë më shumë se gjysmë ore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here