Sara Lleshi, modelja shqiptare me sy të kaltër që ka pozuar nudo në revistën “Playboy”, duket se ka lënë pas aventurat në modelim, pasi aktualisht po shijon jetën e saj me bashkëshortin e saj Tom Vilis në Lima të Perusë.

Vajza nga Shkupi, “Mis Maqedonia 2004”, tanimë është larguar nga thashethemet dhe po jeton jetën me bashkëshortin amerikan Tom Vilis, një diplomat amerikan që disponon kompaninë e tij familjare “Vilis Enterprises”.

Pranë tij ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të. Mësohet se çifti është njohur disa vite më parë krejt rastësisht në Shkup, ndërsa jeta e tyre vijoi në Majami, ku Tomi ka shtëpinë. Më pas, për shkak të detyrave zyrtare të të shoqit, Sara u shpërngul në Peru.

Ajo ka theksuar se dëshiron që së shpejti të bëhet nënë dhe t’i përkushtohet fëmijëve të saj në të ardhmen. Sara Lleshi, për shkak të paraqitjes së saj në revistën “Playboy”, ka qenë edhe e ftuar speciale e pronarit të “Playboy”, Hugh Hefner, në vilën e tij luksoze në Los Anxheles, California.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here