Sara Karaj shpallet “Miss Shqipëria”Sara Karaj u shpall më e bukura e Shqipërisë. Në një nga zonat turistike më atraktive në Shqipëri, në Voskopojë, nën një atmosferë mistike, rrethuar me manastire, kisha e ikona, u përzgjodh Miss Shqipëria 2015.

Juria e përbërë nga Sotiraq Filo, Irfan Hysenbelliu, Arlinda Dudaj, Elona Bano, Rezarta Delisula, Romina Dosti, Anisa Petrela, Herjon Mustafaraj dhe Milaim Zeka nuk e pati të lehtë të zgjidhte më të bukurën, e megjithatë, kurora ishte vetëm një dhe atë mbretëresha e një viti më parë ia dorëzoi pikërisht vajzës me numër 14, transmeton Panorama.

Shumë pranë fitores kanë qenë edhe dy shoqërueset e Missit, Elisabeta Pllumbi dhe Rajmonda Cukaj, të cilat u shpallën nga sipërmarrësi Irfan Hysenbelliu.
Nën prezantimin e aktores Zamira Kita dhe gazetarit Enkel Demi, me regjinë e Petri Bozos, me skenar të Alda Bidës e Kozeta Kurtit, 30 vajzat parakaluan në skenën e garës, nga ku doli edhe më e bukura.

Emocioneve të konkurrimit iu shtua edhe atmosfera e spektaklit të dhuruar nga aktori Herjon Mustafaraj, i cili interpretoi bashkë me vajzat konkurrente një variant të “amerikanizuar”, orkestruar nga Shpëtim Saraçi, të këngës së njohur “Luleborë”.

S’mund t’i mungonin kësaj feste bukurie edhe artistët e mirënjohur vendës, si vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi dhe Devis Xherahu. Po ashtu, edhe Eli Fara, e cila solli në skenën e Voskopojës një këngë të re me një klip të realizuar me vajzat konkurrente të këtij viti.

Një tjetër i ftuar ishte edhe Neki Emra, fitues i “Netëve të Klipit Shqiptar”, i mbajtur para pak javësh në Ulqin. E megjithatë kryefjala e mbrëmjes ishin vetë vajzat, për koreografitë e të cilave u kujdes balerina Olta Ahmetaj.

E pranishme në event ishte Miss Santa Ana Pilar, organizatore zyrtare e Miss Globe 2015 në Toronto të Kanadasë, gjithashtu producente e Miss Globe Canada.

Ajo ndoqi nga afër përzgjedhjen e “Miss Shqipëria 2015”, e cila në fundvjeshtën e këtij viti do të udhëtojë drejt Torontos bashkë me stafin shqiptar të “Deliart Association”, që do të kryesojë për herë të parë punën në një event ndërkombëtar, jashtë kufijve të Shqipërisë. Petri Bozo do të jetë sërish regjisor i konkursit.

NDARJA E ÇMIMEVE
Miss Eleganca: Efremia Braholli
Miss Bikini: Petrula Basku
Miss Buzëqeshja: Aurora Duraku
Miss Turizmi: Alda Tepshi
Miss Inteligjenca: Majla Koçi
Miss Kinemaja: Dea Kapbardhi
Miss Fotozhenia: Feride Kuqi
Miss Internet: Majla Koçi
Miss Press: Iliriana Strumi
Shoqëruesja e dytë: Rajmonda Cukaj
Shoqëruesja e parë: Elisabeta Pllumbi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here