Sara HoxhaBukuroshja e familjes Hoxha ka festuar 19 ¬vjetorin e saj mes surprizave dhe dhuratave të veçanta. Ndër dhuratat më të bukura për te, duke mos folur për ato monetare të cilat nuk i ka ekspozuar, ishte pikërisht ajo e të dashurit Ledion Liço.

Moderatori i ka bërë të dashurës së tij një tortë me çokollatë , por edhe një dedikim në rrjetin e tij social në “Instagram”.

Bashkë me foton ku duket Sara në vitet e saj të fëmijërisë, shkruan edhe një dedikim: “Gëzuar ditëlindjen personit që më bëri mua më të lumturin”. Ku me të njëjtën monedhë është kthyer edhe nga Sara, ku shkruan; “Faleminderit të gjithëve për urimet e këndshme. Por mbi të gjitha faleminderit të dashurit tim, që më bëri femrën më të lumtur në botë sot”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here