Sandra BullokSandra Bullok është paraqitur për herë të parë si producente në filmin e ri “All About Steve”.

Në këtë film ajo interpreton krahas aktorit Bradley Cooper. Ndërsa filmi “Amerika”, i regjizores dhe skenaristes Çerien Dabis, trajton problemet e emigracionit arab në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky film është bazuar në historinë e jetës së regjizores palestineze Dabis.

Bradley Cooper, Sandra Bullock dhe Thomas Hayden Church morën pjesë në filmin komedi “All About Steve”. Sandra Bullock në këtë film është dhe producente e filmit, sëbashku me Mary McLaglyn.

Në këtë film Sandra Bullok interpreton një punonjëse televizive tek të dyzetat që harton fjalëkryqe e cila punon me një operator lajmesh për programin e saj, dhe mbas një takimi rastësor me të në ambjentet jashtë pune, mendon se ai është shpirti i saj binjak. Nuk është i këtij mendimi operatori i lajmeve, i cili kalon momete të tmerrshme për të shmangur takimet e mundshme mes tyre. Dhe këtu nis historia tryre, e cila kalon përmes notave të theksuara të humorit.

Sandra Bullok i rikthehet kinemasë mbas filmit “The Proposal”, duke vazhduar një sezon të ngjeshur për të nga pikpamja profesionale. Ndërsa Bradley Cooper, vjen në këtë film mbas suksesit në komedinë me titull “The Hangover”, një prej filmave më të suskesshëm të kësaj periudhe. I ngacmuar për jetën e tij private, ku ai ka qenë në qendër të vëmendes dhe është përfolur për flirtet e tij me Renee Zellweger apo Jennifer Aniston, vetë Cooper thotë, se këto janë sajesa, dhe ndoshta në një jetë tjetër imagjinare, mund të jenë të vërteta.

Ndërsa Bullok shton se Cooper është një aktor i mirë dhe një djalë i këndshëm, në shoqërinë e të cilit do të dëshironte të ishte kushdo.

Sandra Bullok është paraqitur për herë të parë si producente në filmin e ri “All About Steve”. Në këtë film ajo interpreton krahas aktorit Bradley Cooper. Ndërsa filmi “Amerika”, i regjizores dhe skenaristes Çerien Dabis, trajton problemet e emigracionit arab në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky film është bazuar në historinë e jetës së regjizores palestineze Dabis.

Bradley Cooper, Sandra Bullock dhe Thomas Hayden Church morën pjesë në filmin komedi “All About Steve”. Sandra Bullock në këtë film është dhe producente e filmit, sëbashku me Mary McLaglyn.

Në këtë film Sandra Bullok interpreton një punonjëse televizive tek të dyzetat që harton fjalëkryqe e cila punon me një operator lajmesh për programin e saj, dhe mbas një takimi rastësor me të në ambjentet jashtë pune, mendon se ai është shpirti i saj binjak. Nuk është i këtij mendimi operatori i lajmeve, i cili kalon momete të tmerrshme për të shmangur takimet e mundshme mes tyre. Dhe këtu nis historia tryre, e cila kalon përmes notave të theksuara të humorit.

Sandra Bullok i rikthehet kinemasë mbas filmit “The Proposal”, duke vazhduar një sezon të ngjeshur për të nga pikpamja profesionale. Ndërsa Bradley Cooper, vjen në këtë film mbas suksesit në komedinë me titull “The Hangover”, një prej filmave më të suskesshëm të kësaj periudhe. I ngacmuar për jetën e tij private, ku ai ka qenë në qendër të vëmendes dhe është përfolur për flirtet e tij me Renee Zellweger apo Jennifer Aniston, vetë Cooper thotë, se këto janë sajesa, dhe ndoshta në një jetë tjetër imagjinare, mund të jenë të vërteta.

Ndërsa Bullok shton se Cooper është një aktor i mirë dhe një djalë i këndshëm, në shoqërinë e të cilit do të dëshironte të ishte kushdo.

Filmi “All about Steve”, del në kinematë amerikane nga data 4 shtator.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here