Sandra Bullock i ka mahnitur të gjithë me veshjen dhe formën e saj në tapetin e kuq. 47 vjecarja është paraqitur në formë të shkëlqyer dhe me një prerje flokësh prej dark lady.

Dukej shumë e relaksuar dhe së bashku me partnerin e saj në film, Tom Hanks dhe të vogëlushin Thomas Horn ato kanë pozuar për fotografët në premierën e filmit të tyre më të ri ‘Extremely Loud and Incredibly Close’.

Artistja për herë të parë është shfaqur në publik pa Louis-in, djalin e saj 23 muajsh, i adoptuar në kohën që ajo po divorcohej nga burri i saj, Jesse James.

Diva ka dalë në mëngjes për të shkuar në palestër dhe me veshjen e saj sportive dukej si një vajzë e vogël me një linjë perfekte. Tani kaq e bukur dhe elegante sa është bërë i mungon vetëm një i fejuar si aksesor për dimrin 2012.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here