Sandra Bullock ka zbuluar se divorci i saj nga Jessie James, pasi kishte zbuluar se ai e tradhton atë, e ka bërë atë një person ‘më të durueshëm dhe më të gjindshëm”.

Aktorja e filmit “Blind Side” u nda nga burri Jessie James vitin e kaluar kur disa ditë pasi fitoi çmimin Oskar si Aktorja më e Mirë, ajo zbuloi se ai e kishte tradhtuar me një mori femrash. Por Sandra ka thënë se kjo përvojë i ka ndihmuar asaj të zhvillohet si person.

“Kjo më ka bërë një person më të mirë, tash jam më e qetë dhe më e gjindshme. Vërtet e çmoj atë ku jam tash”, ka thënë Sandra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here