Sandra Bullock është turpëruar si aktorja më e keqe gjatë ndarjes së ‘çmimeve’ të edicionit të sivjetmë të Golden Raspberry Awards, vetëm një ditë pasi do të konkurrojë për të fituar Oskar.

Edhe pse Bullock është e favorizuar për ta fituar Oskarin (të dielën mbrëma) për rolin e saj në filmin “The Blind Side”, ajo njëherit është vlerësuar si aktorja më e keqe për performancën e saj në filmin “All About Steve”.

Aktorja doli në skenën e Razzie Awards me një grumbull DVD të filmit të saj, dhe kërkoi nga publiku që ta përcjellin edhe njëherë paraqitjen e saj, sepse ajo nuk është e bindur se e meriton këtë zhvlerësim.

Bullock mori edhe një tjetër ‘vlerësim’, si çifti më i keq në ekran, me bashkaktorin Bradley Cooper, në filmin “All About Steve”.

Humbës tjetër i madh ishte filmi “Transformers: Revenge of the Fallen”, i cili mori vlerësimet si filmi më i keq i vitit 2009, regjia më e keqe (Michael Bay) dhe skenari më i keq ( Ehren Kruger, Roberto Orci dhe Alex Kurtzman).

Sienna Miller u shpall aktorja më e keqe në rol dytësor (“G.I. Joe”), ndërsa Billy Ray Cyrus mori çmimin e aktorit më të keq (“Hannah Montana: The Movie”).

Shefat e Razzie Awards ndanë edhe vlerësimet për dhjetëvjetorin e fundit, me ç’rast filmi i John Travoltas, “Battlefield Earth”, u vlerësua si filmi më i keq i dekadës, Paris Hilton si aktorja më e keqe, ndërsa Eddie Murphy si aktori më i keq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here