Samuel L. Jackson ka pranuar se e ka mbështetur presidentin amerikan, Barack Obama, në vitin 2008 vetëm për faktin se është i zi.

Në një prononcim për revistën Ebony, aktori ka thënë se nuk ka votuar për Obaman për çështje politike, por për ngjyrën e lëkurës.

“Njerëzit votojnë për të tjerët se duken si ata. Kjo është politika amerikane, e pastër dhe e thjeshtë. Mesazhet e Obamas nuk kishin kurrfarë rëndësie për mua, sepse në fund të fundit, ai është politikan”.

“E dimë se politikanët gënjejnë për t’i zgjedhur, megjithatë kam shpresuar se do të bëjë diçka nga ajo që ka thënë”, ka deklaruar Jackson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here