Samantha Fox: “Do të pozoj për ‘Playboy’Me gjasë gjeneratave paksa më të rritura iu kujtohet e bukura Samantha Fox, e cila përkundër asaj se ka mbushur 50 pranvera, thotë se do të zhvishet përsëri

Samantha Fox, e cila dikur kallte imagjinatën e çdo qenieje njerëzore që i thoshte vetes mashkull, ka thënë se mund të jetë moshuar për foto të “faqes tre”, por se nuk ka bir nëne që mund ta ndalë të mos pozojë për revistën “Playboy”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajo thotë se edhe femra të tjera të njohura, sikur psh aktoret Joan Collins dhe Farrah Fawcett, por edhe shumë të tjera, kanë pozuar për revistën “Playboy” në moshën 50- vjeçare.

Përpos si këngëtare, Samantha ka pasur një karrierë edhe si modele. Ajo ka bërë me dije se ka bërë remiksin e hitit të saj të viteve 1980, “Touch Me”, të cilin do ta publikojë së shpejti. Fox ka bërë me dije se është shumë mirë kur këndon pas 30 vjetësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here