Samanta Karavello flet për Skivin dhe sherrin me RonelënSamanta Karavello ishte e ftuar mbrëmë në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës.Aty këngëtarja rrëfeu në lidhje me thashethemet e përhapura për një lidhje me Skivin dhe miqësinë e prishur me Ronela Hajatin.

E pyetur për romancë të mundshme me Visarin siç edhe u spekualua, Samanta u shpreh se marrëdhënia me të nuk i kalon kufijtë e miqësisë.

Këngëtarja 25 vjeçare u prononcua edhe për prishjen e miqësisë me Ronela Hajatin, lajm të cilin e demantoi muaj më parë duke e kategorizuar si spekulim, transmeton prive.al.

Ajo tha se nuk dëshiron t’i kthehet të shkuarës, sepse ‘tani është momenti të mendoj për gjërat pozitive’. Ndryshe, dyshja ishin aq të afërta me njëra-tjetrën saqë përpos bashkëpunimit kolegial, shkonin madje bashkë edhe në pushime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here