Samanta Karavella, në mënyrë që ta marrim vesh njëherë e mirë se është e dashuruar, ka vendosur ta thotë këtë gjë në mënyrë të tërthortë; thjesht duke ndryshuar të dhënat në profilin e saj në Facebook. Kështu nga ‘single’ (beqare) tanimë në Facebook-un e saj shkruhet “in a relationship”, pra e thënë në shqip, në një marrëdhënie dashurore.

Prej kohësh këngëtarja simpatike është përfolur për një histori dashurie, por ajo me gojën e saj nuk ka dashur kurrë që kjo gjë të jetë objekt i mediave rozë.

Nga ana e saj, këngëtarja thjesht ka mohuar thashethemet se i dashuri i saj bën edhe menaxherin e karrierës së saj, gjë që sipas Samantës nuk është e vërtetë.

Se për çfarë arsye ajo ka pasur kaq shumë kompleksitet në lidhje me historinë e dashurisë, këtë edhe sot e kësaj dite nuk mund ta themi. Ndonëse të gjithë e mbajmë mend si “Samanta e vogël dhe e ëmbël”, vajza 22-vjeçare është sot një nga këngëtaret më të talentuara të tregut shqiptar muzikor dhe mbi të gjitha një femër shumë seksi! Kështu që kësaj historisë së të dashurit të paktën iu vu kapak!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here