Kjo është një periudhë me mjaft rendiment për të. Prodhim këngësh dhe realizime të reja si dhe performanca të këndshme e impenjim total.

Është duke punuar për momentin për disa këngë të reja, të cilat do të konkludohen në verë edhe me një klip të ri.

Por, përqendrimi më i madh i saj për momentin është ‘Top Fest’, garën e radhës të të cilit e kaloi me shumë sukses teksa u kualifikua për në gjysmëfinale. Sapo kam përfunduar pjesëmarrjen në gjysmëfinalen, e cila ishte ‘live’.

Realizova pak a shume atë që kisha menduar dhe për këtë ndihem shumë mirë. Më duhet të them se nga ana e jurisë mora komentet më të mira, e cila më krahasoi me një ‘divë’.

Performanca u realizua me një koreografi, e cila u shoqërua me dy balerinë profesionistë. Për më tej të shohim, jam shumë optimiste./Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here