Salma Hayek ka zbuluar se asaj i pëlqen të hajë insekte.Ylli i filmit “c”, ka thënë se ajo pëlqen të shijojë shijet tradicionale meksikane të thneglave, krimbave dhe karkalecave.

“Thneglat e vogla të fërguara janë të mahnitshme – me ca karkaleca. Dhe me krimba. Ka shumë receta të ndryshme më këto kombinime”.

“Karkalecat e vogël kanë shije të tymi në vete. Është mënyra se si ata gatuhen, dhe është vërtet e mirë. Shiko, fillova të jargëzohem! Ata janë shumë të shijshme”, ka thënë aktorja derisa ishte mysafire në shoun e David Letterman.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here