Salma Hayek në ballinë të "GQ"-së Salma Hayek me të gjitha 50 pranverat e saj, dukej për mrekulli në ballinën e revistës “GQ Mexico”,transmeton gazeta Kosova Sot.

Aktorja amerikane me origjinë meksikane, Salma Hayek, nuk kishte veshur asgjë, pos një rrobe prej dantellash, duke vënë në pah kështu tërë dhuntitë e trupit të saj prej femre.

Sikur t’i vinte marre prej tërë kësaj lakuriqësie, ajo e kishte mbuluar pjesërisht fytyrën me flokë. Sa i përket grimit, ishte përcaktuar për një grim krejt të pakët dhe natyror, kryesisht në formë të një sasie të vogël të maskarës.

Sytë e saj të zi ishin theksuar me një ‘ajlajner’. Lëkura e saj e përkryer, që më së shumti binte në sy në dekolte, ishte me të vërtetë tërheqëse dhe joshëse. Në ndërkohë, nuk janë vetëm ballinat e revistave me të cilat merret aktualisht ajo. Hayek i është bashkuar numrit të madh të femrave, që janë angazhuar ta pengojnë zgjidhjen e Trump-it për president.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here