Festat janë mënyra më e mirë për t’u takuar me miqtë, por ndonjëherë edhe me … Ndodh që edhe kur do të evitosh dikë, nuk mund ta bësh, sidomos në rastin kur ai është Kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Prezantuesja e njohur e ekranit, Rudina Magjistari nuk do ta kishte parashikuar këtë takim me njeriun që vetëm pak muaj më parë lëshoi një lumë akuzash për të nga foltorja e Parlamentit, ku cilësoi se mafia Gina, (një ish-mik i Magjistarit, i vrarë prej disa vitesh) ka lidhje të ngushta me Edi Ramën.

Por ja që “mali me malin nuk piqet, se njeri me njeriun takohet”! E në fakt, Rudina nuk kishte si ia bënte, aq më tepër kur kryeministri Berisha, në një farë mënyre i kërkoi falje duke i pohuar se për të kishte respekt e simpati, pasi inatin nuk e kishte me të!!!

Dhe ajo, këtë e di./balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here