Zoe Saldana rrëfen se ka pasur kriza nervore në vitin 2009, pas përfundimit të filmit “Avatar” të regjisorit James Cameron në të cilin interpreton Neytiri-n.

Promovimi i filmit dhe në të njëjtën kohë puna për projektet e tjera e çuan në një krizë të thellë.

“Viti pas filmimit të “Avatar” ka qenë shkatërrues nga pikëpamja emocionale. Udhëtoja në të gjithë botën, nuk mësohesha dot me ndryshimin e orareve në vende të ndryshme dhe isha e rraskapitur”, tregon aktorja 33-vjeçare për revistën ‘Latina’.

Kriza erdhi gjatë xhirimeve të filmit “Columbiana”: “Isha në Paris dhe mbaj mend që qaja gjithë kohës në dhomën e hotelit. Vetëm flija dhe qaja.”

Por, Saldana ka tashmë metodën e saj me të cilën duron stresin e Hollywood-it: “Kur nuk punoj, thjesht rri në shtëpi duke mos bërë asgjë. Madje nuk i përgjigjem telefonit apo e-mail-eve.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here