Larg tensionit të punës si moderatori i përnatshëm i “Fiks Fare”, ku diskutohen tema të rënda dhe që kërkojnë preokupim të madh, Saimir Kodra është fotografuar në momente argëtimi.

Por çuditërisht, ai nuk mund të kuptohet pa dy velina, si në punë ashtu dhe në argëtim.

Siç e shihni në këto foto, Saimiri është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave, njëra brune dhe tjetra bionde, në një nga lokalet e natës në Tiranë.

Ky është një rast i veçantë pasi Saimiri, tashmë babai i një djali të vogël, nuk shihet shpesh të frekuentojë jetën e natës. Saimir Kodra, prej shumë vitesh është identifikuar si Saimiri i Fiks-it, një program i ndjekur që e drejton së bashku me Gent Pjetrin, i njohur si Doktori.

Në fillim u bë i njohur me programin radiofonik “Radio Mania”, së bashku me Doktorin. Ishin pikërisht batutat e tyre të famshme, që krijuan më pas çiftin e moderatorëve të emisionit investigativ “Fiks Fare”. në Top Channel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here