Saimiri dhe Genti fillojnë punë në TV KlanNdonëse prej disa javësh janë përfolur se moderatorët Saimir Kodra dhe Genti Zenelaj kanë nisur punë në televizionin Klan, vetëm tani ata e bënë publike.

Dy moderatorët e emisionit investigativ “Ça thu” që u mbyll bashkë me falimentimin e Agon Channel, ishin të papunë ashtu si pjesa më e madhe e stafit të këtij televizioni. Mirëpo zërat për një rikthim të tyre në ekran, dolën shpejt, revista who.

U fol se Genti dhe Saimir do të bëjnë një emision të njëjtë në Klan, sigurisht me një emër tjetër. Të pyetur nga gazetarët ata refuzuan të japin detaje, derisa doli spoti.

Emisioni i tyre do të quhet “Stop”, dhe në të do të denoncohen problemet e qytetarëve, njësoj si në “Fiks Fare” ku Saimiri doli për herë të parë, apo në “Ça thu”, ku u shfaqën të dy.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here