Në fillim, për publikun e gjerë ai ekzistonte thjesht si një zë i famshëm në një nga emisionet më të dëgjuara radiofonike të të gjitha kohërave.

“Radio Mania” ishte starti i fuqishëm i Saimirit, një kohë që ai e kujton ende me nostalgji. Bashke me partnerin e tij aktual ne emisionin “Fiks Fare”, Gent Pjetri, apo doktori sikunder e njohin te gjithe, Saimiri ishte ne ate kohe personi emblematik, që të gjithë donin ta njihnin nga pranë.

Aq i famshëm u bë me emisionin “Radio Mania”, sa biseda e parë në mëngjes midis te rinjve, ishin gjithmonë batutat spontane të thena vetëm pak orë më parë në emision. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja për të cilën drejtuesit e Top Medias i besuan drejtimin në cift me doktorin në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Koha tregoi se zgjedhja ishte ajo e duhura.

Një menyrë kjo për t’i bërë hallet e njerëzve më të prekshme nëpërmjet batutës fine, spontane e cila nuk do të ishte thjesht një goditje për pushtetarët por edhe një forme e gjetur për të mbajtur pranë nje audience të lartë teleshikuesish. Dikur Saimiri i “Radio Manisë”, tashmë Saimiri i “Fiksit”, në fund, për të gjithë ata që e njohin, kolegët dhe miqtë, ai mbetet Saimir Kodra, origjinal dhe shpotitës dhe për publikun, një figurë tashmë e dashur që shpesh shndërrohet në avokatin e tyre më të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here