Me premierën e “Soul 2”, e fundit në serinë e filmave nga saga “Twilight”, është dashur t’i jepej fundi serialit të suksesshëm.

Pasi që “Lionsgate” ka arritur një marrëveshje mbi blerjen e “Summit Entertainment”, kompaninë që ka distribuuar filmat nga “Twilight”, kanë filluar spekulimet që ky megjithatë mund të mos jetë fundi.

Presidenti i Lionsgate, Jon Feltheimer, la të kuptohet se mund të presim akoma edhe shumë më tepër nga Twilight. ”Është e vështirë të imagjinohet që një film i cili fiton më shumë se 700 milionë dollarë të mos vazhdojë të sjellë të ardhura.”

Në pyetjen nëse ne mund të presim një vazhdim të “Twilight”, Feltheimer tha: “Ky serial ka arritur të mbetet në krye pa rënie të cilësisë, për këtë arsye përgjigjja ime do të jetë – unë sinqerisht shpresoj që po.”

Në qoftë se spekulimet në lidhje me një film të ri tregohen të pasakta, ka mundësi që do të shikojmë sagën “Twilight” si një seri televizive, për shkak të faktit se Lionsgate ka televizionin e vet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here