Sacha Baron CohenKomediani Sacha Baron Cohen është duke punuar në një parodi të James Bondit, shkruan “Varietet”.

Projekti i paidentifikuar “sillet” rreth një spiuni që i ngjan Bondit, i cili është i detyruar të ik me vëllanë-futbollistin huligan.

Spiuni nuk do ti dedikohet drejtpërdrejtë Bondit, për shkak të drejtës së autorit, por, siç thuhet, është “shumë i ngjashëm” me spiunin e famshëm.

Sacha, i cili ka një marrëveshje me kompaninë filmike “Paramount” dhe Phil Johnston kanë filluar të punojnë për skenarin e filmit, ndërsa besohet se në këtë projekt filmik do të paraqiten edhe gjashtë apo shtatë aktor të famshëm të hollivudit.

Filmi është projekti i parë që do të merr “Paramount” që nga marrëveshja kur u nënshkrua në fillim të këtij viti. Filmi i fundit Sachas “Dictatori”, pati të ardhura bruto më shumë se 160 milionë dollarë në mbarë botën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here