SabriuSabri Fejzullahu ka zbuluar disa detaje të jetës së tij personale.

Në një intervistë për Kosovaren, këngëtari shqiptar ka folur për gruan e tij Nerën duke treguar për njohjen e tyre dhe fillimin e lidhjes, transmeton telegrafi.

“Nerën e njoha në skenë, e cila kishte dashuri të madhe ndaj artit dhe dëshironte të behej një artiste e famshme. Ishte e bukur, e ëmbël dhe menjëherë në atë rast mendova ta bëj për vete. Me aftësitë e mia prej aktori e binda zemrën e saj të qëndronte për shumë kohë me mua dhe të vazhdojmë të jemi bashkë , sikur që edhe jemi edhe sot dhe të mos mund të jetojmë njëri pa tjetrin sa peshku pa ujë”, tha Sabriu, i cili para Nerës kishte një grua tjetër.

“Kisha kohë që isha ndarë me bashkëshorten e parë , jo për shkak të ndonjë moskuptimi apo xhelozie, por për shkak se këndvështrimi ynë për artin ishte i ndryshëm”
Ndryshe “Ndal” titullohet projekti i fundit muzikor i këngëtarit, të cilin e solli në fund të vitit të kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here