Lionel Messit duket se i ka rënë dashuria kresë. Starleta e njohur argjentinase, Sabrina Ravelli, para disa ditësh në një emision televiziv ka thënë se Messi “ia ka lypur” asaj nëpërmjet “chatit”, e kjo tashmë ka dalë në internet.


Messi me mjeshtëritë e tij futbollistike ka përfituar miliona fansa në gjithë botën, mirëpo duket se suksese të njëjta nuk po arrin në planin e dashurisë. Sabrina në shoun e njohur televiziv “Viviana Canosa” publikisht ka bërë të ditur se Messi ka tentuar ta zërë atë nëpërmjet “chatit”.

“Leon e kam konsideruar si shok, mirëpo ai menjëherë filloi të më ngacmojë. Më ftoi në “video chat” dhe filloi me pyetje të pazakonshme. Si je femra ime më e bukur. Kthehu, se dua të të shoh më mirë”, kishte thënë Sabrina, fotot e së cilës mund të shihen në thuajse të gjitha revistat më të njohura argjentinase.

Mirëpo zonjusha Ravelli nuk do ta tregonte tërë këtë tregim, po të mos dilte kjo në faqet e internetit. “Ajo çka ka bërë Leo është e pakuptueshme. Unë jam më shumë se një vit në një lidhje, por nuk do ta kuptoj këtë. Po shihet se ai është si puna e atyre meshkujve që janë mësuar që secila t’ju thotë po”.

Messi ka reaguar ndaj bashkëkombases së tij. ”Je hidhëruar dhe tani po bën reklamë me emrin tim”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here