“Në vitin 2012 dua të realizoj ëndrrën time: të bëhem nënë.”

Kështu është shprehur Sabrina Ferilli për revistën italian ‘Gente’. Aktorja italiane thotë se po shqyrton shumë mundësi për ta realizuar ëndrrën e saj.

“Ka shumë mënyra për të pasur një fëmijë. Është mënyra tradicionale, por edhe adoptimi apo marrja në kujdestari. Prej kohësh jam në kontakt me organizata që merren me këto punë”, shtoi Ferilli.

Aktorja paraqitet me bikini dhe shumë në formë në kopertinën e revistës: “Bëj palestër 4 herë në javë, por ha çfarë më pëlqen. Nuk kam mbajtur kurrë dietë.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here