Sabri Fejzullahu Këngëtari Sabri Fejzullahu vazhdon të mbetet ‘ikona’ e muzikës, këngët e të cilit dëgjohen dhe pëlqehen nga moshat e ndryshme.Ai i ftuar në emisionin ‘Mes Nesh’ e ka ripërsëritur edhe njëherë atë se përse nuk e ka lejuar bashkëshorten e tij Nerën që të mirret me muzikë.

Sabriu tregon se sa shumë ka qenë xheloz për të shoqën e cila dukej jashtëzakonisht bukur dhe kishte një zë të mahnitshëm.

Ai, thotë se nuk i ka dhënë leje të këndoj nga xhelozia e tepërt që kishte për të dhe nga frika mos po e ngacmonte dikush.Mirëpo sot e asaj dite vazhdon t’i dhimbset që ia ka ‘ndaluar’ një gjë të cilën ajo di ta bëjë për mrekulli, pra të këndojë.

“Edhe sot, tash më dhimet. Masandej muk a dhimt që ia kom shu një dashuri të madhe që e ka pas. Nuk ka tragjedi më të madhe”, ka treguar ai duke shtuar:I pyetur nëse Nera e ka fajësuar për këtë gjë ai thotë:

“Ajo është e tillë, ajo nuk fajson, po mua me dhimbset se din me këndu edhe sot e kësaj dite”.Sabriu gjithashtu ka treguar se ajo nuk është asnjëherë e kënaqur me muzikën që bën ai edhe Ermali.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here