Këngëtari Sabri Fejzullahu, i cili së fundmi realizoi këngën “Mirgimtari”, është duke u përgatitur të sjellë një këngë të re për adhuruesit e tij.

“Jam ashik i vjetër” titullohet kënga e tij që pritet së shpejti të hidhet në treg. Për realizimin e kësaj kënge këngëtari kosovar ka bashkëpunuar me Ilir Beranin dhe Alban Fortunën.

Kënga do të shoqërohet edhe me videoklipin, për të cilën do të përkujdeset produksioni “Max Production”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here