Repertori i Sabriut është i pasur me mjaftë hite të ndryshme. Ai është i dhënë pas punës dhe çdoherë është prezentë në skenën muzikore. Së shpejti ai do të lansojë edhe dy këngë të reja ritmike në tregun muzikorë, të cilat shpreson që do të pëlqehen në publik.

Këngët jam duke i punuar me të madhin Ilir Berani. Njëra këngë titullohet “Arshik i moqëm”, ndërsa tjetrën do ta emërtojmë së shpejti.

Nuk dyshoj në punën e Ilirit, andaj pres suksese edhe në këto dy këngë të reja të cilat do t’i lansojë brenda 10 ditëve”, ka thënë ai për “Zëri”.

Sipas Sabriut videoklipet e të dy këngëve do të përgatiten nga produksioni “Maxproduktion” ndërsa të drejtën e editimit të tyre e ka produksionit “Emra Com”. Angazhimi tjetër i Sabriut është edhe përgatitja e albumit të ri, që pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm.

“Ka disa ditë që kam nisur punën për albumin tim të ardhshëm, i cili do t’i përmbajë 10 këngë do të lansohet gjatë muajit qershor të vitit të ardhshëm”, shton ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here