Sabri Fejzullahu lanson këngën e re “Jam shumë keq”Këngëtari i njohur shqiptar Sabri Fejzullahu ka lansuar këngën e re.

Fjala është për baladën ‘Jam shumë keq’ e cila për fansat e tij është publikuar para festave të fundvitit dhe si e tillë është edhe pjesë e xhirimeve që bëhen për Vitin e Ri, shkruan lajmi.

Teksti dhe muzika i këtij projekti muzikor është bërë nga Kreshnik Avdiu ndërsa orkestrimi nga Arti Rec.

Nuk dihet nëse këtë këngë Sabriu do ta finalizojë edhe me klip.

Sabri Fejzullahu viteve të fundit kishte në muzikën e tij edhe elemente të muzikë tallava, por duket se ndarja nga producenti i tij ka bërë që ai të kthehet në atë Sabri Fejzullahun e vjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here