Edhe pse nuk ka fitim në fushën e aktrimit, dëshira dhe nostalgjia për t’u marrë me profesionin e vjetër e kanë shtyrë Sabri Fejzullahun që pas 21 vjetësh t’i kthehet punës në Teatrin Kombëtarë të Prishtinës.

Me ftesë të drejtorit artistik të këtij teatri dhe drejtoreshës Burbuqe Berisha, tani ai do të jetë pjesë e shfaqjes “Dosja H” e Ismail Kadares me regji të Agim Sopit dhe dramaturgji të Ag Apollonit.

“Me shumë kënaqësi e kam pritur ofertën nga drejtori artistik dhe drejtoresha e Teatrit Kombëtarë të Prishtinës për të qenë pjesë e shfaqjes “Dosja H”nga i madhi Ismail Kadare dhe regjisorit më të madh shqiptarë Agim Sopi.

Është një emocion mjaftë i madh që pas 21 vjetësh përsëri po kthehem në vendin e vjetër”, ka thënë ai për “Zëri”. Në këtë shfaqje Sabriu do të ketë rolin e “Cutës” një hamall që kryen një funksion mjaftë të madh në tërë ngjarjen.

“Rolin e kam pranuar me shumë kënaqësi dhe ndjehem i lumtur që luaj me gjeneratën e re. Është një staf i shkëlqyer i aktorëve. Ndërsa sa i përket fitimeve dihen shumë mirë kushtet e aktorëve të Teatrit Kombëtarë, edhe pse ministri i ri ua ka ngritur pagat, por teatri ka nevojë ende për mbështetje.

Mirëpo unë këtu nuk kam hyrë për të fituar por për ta realizuar dëshirën që kam për aktrim”, përfundon ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here