11Edicioni special i Prive-së “Prive Reality”, i transmetuar mbrëmjen e kaluar në Klan Kosova, dhuroi përplot surpriza e emocione si për shikuesit ashtu edhe për të ftuarit, të cilët zbuluan jo pak enigma nga jeta e tyre.

Edicioni special i Prive-së, “Prive Reality”, i transmetuar mbrëmjen e kaluar në Klan Kosova dhuroi përplot surpriza e emocione si për shikuesit ashtu edhe për të ftuarit të cilët zbuluan jo pak enigma nga jeta e tyre.

Gjatë darkës të gjithë të ftuarit kishin përzgjedhur nga një kuti ku kishte pyetje për ta e përpos saj artistët u lejuan që t’i bëjnë pyetje njëri-tjetrit. E ndër më interesantet ishte edhe pyetja e Bleros drejtuar Robert Berishës, ku pyeste këngëtarin se pse i ndanë rrugët me Sinan Vllasaliun.

Artisti tregoi se problemi kryesor qëndronte tek paga me të cilën nuk ishte i kënaqur pasi që shuma të cilën merrte ai ishte shumëfish më e vogël se e Sinanit.

Ai tregoi se merrte vetëm 10% të fitimeve teksa pjesën tjetër merrte artisti gjë edhe për të cilën Roberti vendosi të vazhdojë si këngëtar. Për më tepër detaje rreth kësaj çështjeje mund ta kuptoni në videon e mëposhtme nga min.42:20. /Prive/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here