genciKëngëtarja Dafina Zeqiri për dhjetë vite kishte një pozicion të mrekullueshëm në muzikë, ishte ylli I padiskutueshëm i skenës sonë. Megjithatë, për të arritur në maja, asaj i është dashur shumë punë, shkruan “Kosovarja”.

Një ndër ata që e ngritën Dafina Zeqirin, ishte edhe Genc Prelvukaj. Ky i fundit thuhet se tani e urren atë për shkak të largimit të saj nga shtëpia e tij diskografike.

“Kemi investuar për Dafina Zeqirin, kemi mbuluar të gjitha gjërat financiare, kemi bërë promovime, reklama, prezantime dhe deri te nxjerrja e albumit në shitje. Në fillim edhe e kemi menaxhuar, por kjo është vetëm 5% e asaj se çfarë është bërë”, ka thënë Genc Prelvukaj, i cili megjithatë nuk thotë se e urren, madje i uron sukses asaj, thotë Genci, përcjell “Kosovarja”.

“Dafina në radhë të parë është këngëtare e madhe dhe kapacitetet e saj muzikore janë jashtëzakonisht të zhvilluara. Kemi pasur bashkëpunim të mirë, kemi realizuar një projekt që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm. Është njeri i mirë dhe i uroj suksese në të ardhmen. Marrëveshjet në biznes nuk do të thotë që janë të përjetshme, kështu që edhe mund të skadojë afati i tyre”, ka thënë Prelvukaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here