S4MM ka filluar përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Një emër shumë i suksesshëm në tregun e muzikës shqiptare është edhe reperi S4MM.

Rep-artisti, së fundi ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet në studio muzikore duke dhënë sinjalet e para për këngën e re.

Ai nuk ka preferuar të japë detaje rreth projektetit në të cilin është duke punuar, por fansat e tij presin me padurim diçka të re prej tij.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga S4MM është “Puerto Rico”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Noizyn.

Kënga në fjalë është publikuar gjatë muajit gusht, me të cilën kanë marrë katër milionë klikime në YouTube.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here