Muaj më parë në mediat rozë u diskutua gjatë një postim i reperit të njohur shqiptar S4MM i cili shprehte hapur pëlqimin për këngëtaren Ronela Hajati.

Reperi kishte publikuar një foto të Ronelës në ‘Instagram’ dhe pranë postimit kishte shkruar: ‘Ufff’ duke shtuar dhe shumë emoji të tjera pas.

Lidhur me këtë postim, Ronela reagoi në një emision duke thënë se nuk e njihte Saimirin, por e gjitha ju dukë një shaka. Mirëpo, mbrëmja e djeshme në ‘N’drrim i natës’, këngëtarja ka rrëfyer se kjo vëmendje që mori nga reperi i njohur i ka pëlqyer shumë.

“Sam nga Tetova të ka fiksim, madje ka pas publikuar një fotografi tënden në Instagramin e tij, a të ka shkruar ndonjëherë?”, e ka pyetur moderatori Ronelën.

“Po mirë kush e di i kam ik tani nga fiksimi. Jo, jo s’më ka shkruar, nuk e njoh fare personalisht se kështu si artistë e njoh. Po shumë mirë, u shtofshin ç’a të them unë”, tha Ronela.

“Po mirë a të vjen mirë apo të pengon kjo gjë?”, e ka pyetur Alaudini. “Po po, më vjen mirë, oooo si s’më vjen”, ka thënë Ronela duke qeshur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here