Nora Istrefi ende nuk ka vënë kurorë me Robert Berishën. Kështu ka thënë nëpërmjet telefonit motra e Norës të hënën, pas një thashetheme të transmetuar në emisionin “Prive” të Klan Kosova.

“Ne kemi kontaktuar me Klan Kosovën dhe ata na kanë thënë se lajmi është dhënë në kuadër të thashethemeve. Por, nuk është e vërtetë që Nora ka vënë kurorë me Robertin”, ka thënë motra e Norës, Nita. 

Familja e Norës e ka demantuar këtë lajm, por, nga ana tjetër, në një intervistë që Nora e ka dhënë për revistën “Shqip”, ajo ka dhënë edhe detaje të shumta sa i përket lidhjes së saj me Robertin, përderisa ka thënë se marrëdhënia e tyre nuk po kalon ndonjë krizë.

“Jo, ne nuk jemi ndarë e as që kemi qenë të ndarë ndonjëherë. Përkundrazi, lidhja ime me Robertin po përjeton ditët më të mira”, ka thënë Nora në këtë intervistë, shumica e të cilës ka të bëjë pikërisht me fejesën e saj disavjeçare me Robertin.

Ajo, po ashtu, ka theksuar se nuk e ka në plan as martesën.

“Po e shijojmë fejesën, por gjithsesi kjo fejesa jonë do të kurorëzohet në të ardhmen”.
Sipas Norës, të jesh e dashuruar në një koleg është një ndihmesë dhe e favorizon lidhjen e një çifti, pasi që ka “tolerim dhe mirëkuptim në mes të njëri-tjetrit”.

“Ne punojmë në të njëjtin ambient. Ka qëlluar që jemi takuar në koncerte, në pabe etj. Kështu lindi një miqësi dhe për disa kohë dolëm si miq. Pastaj u pëlqyem dhe kështu filluam të shiheshim me tepër sesa si miq”.

Pra, pavarësisht se për ta ka thashetheme, duket se në aspektin e dashurisë Nora i ka punët mirë dhe madje ajo lëvdon të fejuarin e saj duke e quajtur atë “njeri të mrekullueshëm”, përderisa nuk mungojnë as dhuratat e përditshme që ia bën Roberti.
Nora në fund të vitit të kaluar kishte pasur një problem me Ardit Gjebrenë, kur ai e kishte larguar atë dhe Linda Halimin nga festivali “Kënga Magjike”.

Nora kishte pasur vështirësi për të arritur në festival për shkak të kushteve jo të mira atmosferike dhe kishte thënë se një sjellje e këtillë nuk i ka hije Arditit.

Këtë vit ajo ka paralajmëruar edhe disa hite të reja, por si zakonisht që bëjnë këngëtarët sot, ato i ka lënë që t’i promovojë më vonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here