RyvaKëngëtarja e njohur Ryva Kajtazi muajin që lam pas është bërë nënë për herë të parë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Ryva shtoi një foto ku shihet dora e saj bashkë me atë të fëmijës që e bëri nënë për herë të parë.


Pa asnjë përshkrim, thjesht me një “emoji”, këngëtarja vendosi që të paktën dorën e vajzës ta publikojë në rrjetet sociale, gjë që e ka mbajtur në privatësi deri më tani.

Javë më parë, Kajtazi shtoi një foto në galerinë e Instagramit të saj, këmbët e foshnjes, pa dhënë asnjë detaj më shumë.

Tashmë Dorela, do të jetë fokusi kryesor i këngëtares, e cila ka muaj që është tërhequr nga çdo aktivitet muzikor.

https://www.instagram.com/p/BUTvw-pljIs/?taken-by=ryva_dresses

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here