Thotë se është duke u kënaqur me xhirimet në serialin “Spitaliks”, përderisa ka përfunduar xhirimet e një spoti të ri me një produksion me të cilin është ndarë e kënaqur.

Përveç së është këngëtare, ajo është e angazhuar edhe si aktore. Por, thotë se në muzikë është më e lirë për të punuar. Thotë se është duke u kënaqur me xhirimet në serialin “Spitaliks”, përderisa ka përfunduar xhirimet e një spoti të ri me një produksion me të cilin është ndarë e kënaqur. Nga jeta private thotë se është ende “single”. Ryva Kajtazi flet për Rozë…

Rozë: Çfarë është duke bërë momentalisht Ryva?
Ryva: Jam duke u marrë me këngën time më të re. Është një këngë i zhanrit mouse, është shumë këngë ritmike dhe verore. Gjithashtu jam duke u bërë gati edhe për videoklip që do të mundësohet nga “Max Producion” dhe do të realizohet në Shqipëri. Mendoj që do të dalë shumë mirë dhe shpresoj që do të bëhet një hit veror.

Rozë: Sa je e kënaqur me produksionet shqiptare?
Ryva: Jam shumë e kënaqur. Vërtet e kryejnë punën me shumë sukses. Kohëve të fundit kam bashkëpunuar me Max Producion, i cili është nga Shqipëria dhe vërtet kanë bërë një punë të madhe dhe dua të vazhdoj të punoj me këtë produksion.

Rozë: Çfarë mund të flasësh për suksesin që e ke arrit deri tash? Je e kënaqur?
Ryva: Jam shumë e kënaqur sepse deri tash çfarë unë kam arritur – e kam bërë, e kam arritur me mundin tim dhe me të gjitha forcat e mia dhe me një mënyrë mundi im është shpaguar. Si rezultat i kësaj është që unë jam mjaft aktive si në Kosovë ashtu edhe jashtë Kosovës. Kjo gjë më bën të ndihem shumë mirë, sepse tregon që publiku të vlerësojë dhe po e them prapë që ndihem mirë që jam duke korrur sukses në punën që unë jam duke e bërë.

Rozë: Kush kujdeset për dukjen e Ryvës?
Ryva: Për videoklipe për make-up është Sellma, që nuk e ndërroj asnjëherë. Kemi një gjuhë të përbashkët dhe vërtet e pëlqej punën e saj. Sa i përket flokëve i ndërroj shumë frizeret – jam aventuriste e frizerëve. Ndërsa në koncerte grimin zakonisht e bëj vetë.

Rozë: Ju jeni edhe aktore. Në cilën fushë e gjeni vetën më shumë, aktrim apo këndim?
Ryva: Unë kam studiuar për aktrim dhe më shumë e pëlqej atë dhe e konsideroj atë si profesionin tim. Ndërsa muzika më është bërë si profesion i dytë për arsye se më shumë jam duke u marrë me muzikë se me aktrim. Sepse muzika më shumë është punë individuale, ndërsa aktrimi është punë kolektive dhe është më lehtë të punosh me muzikë sepse çfarë bëj, e bëj vetëm unë.

Rozë: Po me shfaqje teatrale sa je aktive?
Ryva: Momentalisht jam e angazhuar me një projekt që do të mbahet në Gjilan së bashku me Gresa Pallaskën. Shpresoj që do të realizohet kjo shfaqje, por ende nuk është diçka definitive.

Rozë: Ju më herët keni qenë pjesë e serialit “Famijla Moderne. A vazhdoni jeni pjesë e saj?
Ryva: Në sezonin e ri të serilait “Familja Moderne” nuk kam qenë pjesëmarrëse. Për momentin jam pjesë e serialit Spitaliks, ka një muaj që kam filluar me prova dhe xhirime dhe jam shumë e kënaqur me këtë serial.

Rozë:A ka diçka të re nga jeta personale e Ryvës?
Ryva: Në jetën personale ka shumë të reja, por nuk dëshiroj ende t’i bëj publike. Unë nuk jam në person që i mbaj gjërat e fshehura. Kështu që kur të vijë koha, me gjithë kënaqësi do t’i ndaj me juve./express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here