Ryva Kajtazi sapo ka përfunduar xhirimet e videoklipit të këngës më të re me titull “Më hipnotizon”.

Kënga është kompozuar nga kompozitori boshnjak “Çekiç”, ndërsa videoklipi ëshë realizuar nga “Max Production” në Shqipëri.

“Kënga është verore dhe e përshtatshme për këtë stinë, ndërsa xhirimet janë bërë në Tiranë, por meqë është në montazh, ende nuk e kam shikuar fazën përfundimtare. Besoj që brenda 10 ditësh do të jetë i gatshëm për transmetim”, është shprehur këngëtarja për të përditshmen “Zëri”.

Edhe pse fokusi i Ryvës është në muzikë, ajo për asnjë moment nuk e lë anash as profesionin e saj në aktrim ku është duke i përgatitur një shfaqje me profesorin Enver Petrovci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here